- ACQJ's Newsletter
- Posts
- Buletini Mujor Korrik 2025
Buletini Mujor Korrik 2025
Korriku në aksion: Drejtësia sfidon politikën, turizmi sfidon veten
Muaji korrik ishte plot sfida, debate dhe eksplorime të rëndësishme që reflektojnë realitetin e shoqërisë shqiptare. Në qendër të punës sonë këtë muaj qëndroi përballja dramatike mes politikës dhe drejtësisë, përmes hulumtimit të thelluar "Politikë, lavdi, tendera dhe qeli: SPAK dhe puna e tij disavjeçare". Për herë të parë, elita politike shqiptare po përjeton fundin e mitit të pandëshkueshmërisë, ndërsa pyetja mbetet: A është kjo drejtësi e vërtetë apo thjesht spektakël?
Nga siguria në turizëm tek sfidat urbane dhe mjedisore, katër artikujt hul zbuluan realitete shqetësuese: mungesën e kontrollit mbi përdorimin e jet ski-ve që kërcënon jetët e pushuesve, rrezikun në rritje nga monopatinat elektrike pa rregulla, koston katastrofike të zjarreve të përsëritura në pyjet tona dhe pasojat e vendimeve që godasin shitësit ambulantë në kryeqytet.
Në podcast-in tonë "Table Talk", diskutuam nga turizmi edukativ me Lyto Alliun deri tek kujdesi shëndetësor me këshillat e çmuara të Dr. Marsida Dulit për t’u mbrojtur nga rreziqet shëndetësore gjatë verës.
Në fund, dokumentari special "Përtej Plazheve dhe Reklamës" ofroi një vështrim realist dhe kritik mbi Rivierën Shqiptare, duke zbuluar sfidat e fshehura pas imazhit idilik të turizmit sezonal.
Nëse keni humbur ndonjë nga këto produkte, tani është momenti për t'i rikthyer. Lexim dhe shikim të këndshëm!
Përmes këtij newsletter-i, ju ftojmë të qëndroni të informuar mbi raportimet tona të fundit, hetimet në terren, historitë njerëzore që meritojnë të dëgjohen, si dhe angazhimet tona në fuqizimin e gazetarëve dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar.
Mirë se erdhët në hapësirën ku gazetaria nuk ndalet tek lajmi – por bën ndryshim.
“Jet Ski” pa kontroll, pushimet që rrezikojnë të kthehen në tragjedi!Në bregdetin shqiptar, përdorimi i pakontrolluar i motorëve të ujit (jet ski) po kthehet në kërcënim serioz për pushuesit. Mungesa e kontrolleve, licencave dhe edukimit mbi sigurinë, bashkë me prioritetin që u jepet fitimeve, ka sjellë aksidente fatale. Ekspertët kërkojnë masa urgjente: rregulla strikte, inspektime, trajnime dhe bashkëpunim institucional, për ta bërë turizmin detar të sigurt. |
Monopatinat, rreziku mbi dy rrotaVitet e fundit, monopatinat dhe motorët elektrikë janë kthyer në një mjet transporti gjithnjë e më shumë në përdorim, sidomos në kryeqytet. Të shpejta, të lira dhe ekologjike, ato janë përqafuar nga të gjitha grup-moshat. Por, mungesa e rregullave të përdorimit, e korsive të dedikuara po i kthen këto mjete në një burim aksidentesh e rreziku për jetën. |
Politikë, lavdi, tendera dhe qeli
Për herë të parë në historinë e tranzicionit shqiptar, drejtësia po shtrihet edhe mbi politikanët më të fuqishëm të vendit. Nga ministra e kryebashkiakë te liderë opozitarë, SPAK ka vendosur të sfidojë mitin e pandëshkueshmërisë që ka shoqëruar elitën politike për më shumë se tri dekada. Por a është kjo një drejtësi që prek të gjithë, apo thjesht një spektakël selektiv? Çfarë ndodh kur të fuqishmit zbresin nga piedestali dhe përballen me ligjin si qytetarë të zakonshëm? Ky është rrëfimi i një përplasjeje të madhe mes pushtetit dhe drejtësisë që ende nuk ka mbaruar.
Zjarret në pyje, fatura që djegNë Shqipëri, zjarret nuk janë më fatkeqësi natyrore por janë krizë e përsëritur që djeg pyje, ekonomi dhe të ardhmen tonë. Pas çdo flake fshihet një dëm që nuk matet vetëm me hektarë, më pak oksigjen, më shumë ndotje dhe komunitete të varfëruara. Zjarret, shpesh të qëllimshme, përhapen në heshtjen e institucioneve dhe në mungesën e strategjisë. Shqipëria humb pyje me ritme alarmante, më shumë se Greqia dhe Italia, ndërsa ripyllëzimi mbetet vetëm në letër. Nëse nuk veprojmë tani, do të kemi në vend të pyjeve, thjesht male të djegura dhe shkurre! |
Fatura mbi bidon, Rama “godet” shitësit ambulantëNga 11 korriku, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të lejojë më tregtimin e qumështit, bulmetit, si edhe mishit pa faturë tatimore. Më të prekurit nga vendimi janë shitësit ambulantë, të cilët çdo ditë tregtojnë në rrugët e kryeqytetit produktet që ata i sigurojnë nga bujqësia dhe blegtoria. Për ekspertët e sigurisë ushqimore, ky vendim nuk rrit garancinë ushqimore apo formalizimin e tregut. |
TABLE TALK
Përtej Plazheve dhe Reklamës
E cilësuar si perla e Jonit, me ujë të kristalë, fshatra antike dhe panorama të mahnitshme, riviera shqiptare është një nga mrekullitë natyrore më të lakmuara, jo vetëm për vendasit, por edhe për turistë nga e gjithë bota. Por, pas kësaj perle, fshihen sfida reale për bizneset e bregdetit, si mungesa e fuqisë punëtore, e mbështetjes institucionale dhe vështirësia për të mbajtur gjallë një ekonomi që zgjat vetëm 3 muaj në vit. Këtë vit, i është lënë hapësirë edhe plazhit public. Por, mesa duket janë mjafuar vetëm me kaq, pasi standardet lënë për të dëshiruar. Sezoni vazhdon… dhe bashkë me të, edhe shpresa për ta bërë turizmin shqiptar një histori suksesi.







